Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është më i zorshëm për t’u bindur. Kjo për shkak të ndërmjetësimit që po bën ai mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Një diplomat perëndimor i cili u informua për komentet e Trump, pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Nju Jork, i tha Haaretz se “Trump tha se të dy liderët janë problematikë”, transmeton portali arbesh.info
“Por konteksti i përgjithshëm ishte se nga të dy ata, Netanjahu është problemi më i madh”.
Gazeta izraelite tha se pretendimi ishte mbështetur nga shtatë burime perëndimore dhe izraelitë të cilët ishin të pranishëm në takim ose të informuar.
Guterres dhe Trump thuhet se kanë kaluar gjysmën e një takimi prej 15 minutash duke folur për çështjen izraelito-palestineze vetëm në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB muajin e kaluar./arbresh.info/
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...