Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se urgjenca e koronavirusit në mbarë vendin mund të zgjasë deri në fund të verës ose edhe më gjatë.
Ai i ka bërë thirrje popullit amerikan që të mos mblidhen në grupe, të shmangin baret, restaurantet, turmat dhe palestrat, transmeton portal arbresh.info
Nga Shtëpia e Bardhë , Donald Trump tha se vendi po përballet me “një armik të padukshëm” që është “aq ngjitës”.
LEXO EDHE: Franca shtohet në listen e vendeve që mbyllin kufijtë si pasojë e koronavirusit
Deri me tani në SHBA janë raportuar 4,200 raste të koronavirusit dhe 74 vdekje.
“Ne kemi marrë vendimin për të forcuar më tej udhëzimet dhe për të zbardhur infeksionin tani,” u tha Trump gazetarëve.
I pyetur se deri kur mendohet se do të zgjasë kriza e koronavirusit, Trump tha se ‘mendon se virusi mund të zgjasë gjatë gjithë verës, ose edhe më gjatë”.
Ka pasur më shumë se 174,000 raste të konfirmuara të koronavirusit globalisht dhe mbi 6.700 vdekje, sipas një informacioni nga Universiteti Johns Hopkins./abresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...