Ish-presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se ai vazhdon të jetë në kontakt me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un.
Gazetarja Maggie Haberman tha se Kim ishte i vetmi lider i huaj me të cilin Trump kishte thënë se kishte mbetur në kontakt, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, ajo ka shtuar se pretendimet nuk mund të verifikohen dhe mund të mos jenë të vërteta.
Në vitin 2018, Trump tha se ai dhe Kim kishin “gjetur gjuhën e përbashkët”, pasi shkëmbyen disa letra, megjithatë nuk arritën që të nënshkruanin një marrëveshje për denuklearizimin e gadishullit Korean.
Komunikimi mes një ish-presidenti amerikan dhe Kim janë shumë të pazakonta, duke pasur parasysh izolimin ndërkombëtar të Koresë Veriore për shkak të programit të saj bërthamor dhe raketor.
“Sikuse e dimë, Trump, kishte një fiksim të madh mbi këtë marrëdhënie”, tha Haberman, për CNN.
Detajet të reja mbi Donald Trump priten të zbulohen në librin e saj.
Trump mbajti dy samite me Kim me synimin për të frenuar programin bërthamor të Koresë së Veriut, i cili dështoi të përfundonte me një marrëveshje.
Korea e Veriut ka vazhduar të kryejë teste të raketave balistike, në kundërshtim me rezolutën e OKB-së./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...