Google ADS

Trump thotë se 7 trilionë dollarë janë “shpenzuar për budallallëk” në Lindjen e Mesme

21:39 | 23 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes rrjetit social “Twitter” ka theksuar se “Amerika ka shpenzuar “për kot”  rreth 7 trilionë dollarë në Lindjen e Mesme, ndërsa ka shtuar se ato para mund të investoheshin në rindërtimin e vendit të tij.

Deklarata e tij, fillimisht u përqendrua në çështjet ekonomike, por përfundimisht mori synimin ndaj politikës amerikane në Lindjen e Mesme, transmeton portali arbresh.info

“Në një moment, dhe për të mirën e vendit, unë parashikoj se do të fillojmë të punojmë me demokratët në një mënyrë dypartiakë. Infrastruktura do të ishte një vend i përkryer për të filluar, pasi Amerika ka shpenzuar 7 trilion dollarë për kot në Lindjen e Mesme dhe se tani është koha për të filuar rindërtimin e vendit tonë”, tha ai.

Mesazhi i Trump erdhi një ditë pasi 128 vende anëtare të OKB-së u bashkuan për të kundërshtuar Presidentin amerikan mbi njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Para votimit, Trump paralajmëroi se SHBA-të mund të ndërshkonin vendet që votojnë kundër Uashingtonit në Asamblenë e Përgjithshme.

Ndërhyrja ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme gjatë dekadës së fundit i ka kushtuar shumë Uashingtonit.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Broës, shpenzimet e luftërave të Shteteve të Bashkuara në Irak, Afganistan, Pakistan dhe Siri kanë kushtuar rreth 3.6 trilionë dollarë gjatë periudhës 2001-2006./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme