Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë një sugjerim për amerikanët sesi të sulmojnë Rusinë. Sipas tij ata duhet mbulojë avionët luftarakë me flamuj kinezë dhe të sulmojë Rusinë, duke thënë se kjo do t’i shtyjë rusët dhe kinezët të luftojnë njëri-tjetrin.
Duke iu drejtuar donatorëve kryesorë të Komitetit Kombëtar Republikan mbrëmë në Neë Orleans, Trump iu referua sërish luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kështu që ai parashtroi idenë se do të ishte mirë që SHBA-ja të maskonte avionët luftarakë F-22 me flamuj kinezë dhe të bombardonte “m… rus”, sipas një audio-regjistrimi audio të publikuar nga gazetari i Ëashington Post, Josh Daësey.
“Dhe pastaj ne themi, Kina e bëri atë, ne jo. Pastaj ata fillojnë të debatojnë me njëri-tjetrin dhe ne ulemi e shikojmë”, shtoi Trump.
“Nën Bush, Rusia pushtoi Gjeorgjinë. Nën Obamën, Rusia pushtoi Krimenë dhe nën Biden, Rusia pushtoi Ukrainën. Unë mbeta i vetmi president i SHBA-së në shekullin XXI që Rusia nuk sulmoi askënd”, përfundoi ai.
Në prag të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Trump lavdëroi Vladimir Putinin, duke e quajtur atë një gjeni, e cila gjë shkaktoi reagime të ashpra tek demokratët dhe disa republikanë të shquar./abcnews/
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...