Presidenti amerikan, Donald Trump rikonfirmoi sot se ishte i gatshëm të zgjidhte problemin koreano-verior pa ndihmën e Kinës, ndërkohë që një aeroplanmbajtëse amerikane është nisur drejt gadishullit korean duke shkaktuar irritim të Phenianit.
“Koreja e Veriut kërkon probleme. Nëse Kina vendos ta ndihmojë, kjo do të ishte e pabesueshme. Përndryshe, ne do të zgjidhim problemin pa ata! SHBA!”, shkruan Trump në rrjetin social Twitter disa ditë pas një samiti me homologun kinez, Xi Jinping.
Për më tepër, presidenti amerikan la të kuptohej për lidhjen e negociatave tregtare mes dy fuqive të para ekonomike botërore me çështjen koreano-veriore.
“I kam shpjeguar presidentit kinez se një marrëveshje tregtare me SHBA-në do të ishte mirë për ata nëse gjejnë zgjidhje për problemin koreano-verior”, theksoi Trump.
Uashingtoni njoftoi në fundjavë se aeroplanmbajtësja “USS Carl Vinson” dhe forcat detare janë nisur drejt gadishullit korean, ndërkohë që ato duhet të shkojnë fillimisht në Australi.
Koreja e Veriut dënoi sot këtë vendosje “qesharake” duke u shprehur e gatshme për luftë në momentin e rritjes së tensioneve në rajon.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...