Trump do të dërgojë ushtrinë në kufi me Meksikën

20:26 | 3 Prill 2018
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të dërgojë pjesëtarë të ushtrisë amerikane në kufi më Meksikën, derisa të ndërtohet muri.

“Deri sa të kemi një mur dhe një siguri të duhur, ne do të ruajmë kufirin tonë me ushtri”, ka deklaruar ai në një konferencë me krerët baltikë, transmeton portali arbresh.info

Trump ka shtuar se ai ka biseduar mbi këtë opsion me Sekretarin e Mbrojtjes, Jim Mattis, por nuk ka treguar se kur planifikon të zbatojë atë.

Ai ka premtuar për një “mur të madh dhe të bukur” në kufi me Meksikën, por ndërtimi i tij ende nuk ka filluar.

Trump ka alternuar që të përdoret buxheti i Pentagonit për të ndërtuar murin, ose duke e bërë Meksikën të paguajë për të./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme