Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, janë takuar me Mbretëreshën Elizabetë në ditën e parë të vizitës së tyre disaditore në Britani të Madhe.
Presidenti Trump dhe gruaja e tij do të drekojnë në Pallatin e Buckinghamit së bashku me familjen mbretërore. Çifti presidencial arritën në Britani të Madhe të hënën në mëngjes dhe shkuan në shtëpinë e ambasadorit amerikan në Londër, ku janë duke qëndruar.
Disa minuta para se aeroplani i tij të lëshohej në tokën britanike, presidenti amerikan e kritikoi kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, me të cilin është sulmuar edhe në të kaluarën. Ai tha se Khan është humbës i ftohtë si guri dhe nuk ka bërë asgjë për qytetin e Londrës.
Përndryshe, në disa qytete britanike, përfshirë Londrën, Mançesterin, Belfastin dhe Birmingemin, janë paralajmëruar protesta kundër vizitës së presidentit amerikan në Britani të Madhe.
Presidenti amerikan do të zhvillojë bisedime të martën edhe me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, ku pritet të diskutojnë për ndryshimet klimatike dhe firmën kineze, Huawei.
Më vonë, Mbretëresha Elizabetë do ta organizojë një gosti shtetërore në pallatin mbretëror, ku do të marrin pjesë edhe Duka dhe Dukesha e Kejmbrixhit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...