Google ADS

Trump sulmon presidentin e CNN

22:01 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Donald Trump sulmoi hapur në Twitter presidentin e CNN-it, Jeff Zucker duke thënë se ai duhet pushuar nga puna.

Urrejtja dhe paragjykimi ekstrem i CNN-it ndaj meje i ka errësuar gjykimin dhe e ka bërë këtë organizate mediatike të paaftë të funksionoje, thotë shefi i Shtëpisë së Bardhë.

I vogli Jeff Z ka bërë një punë të tmerrshme, vazhdon mesazhi i presidentit amerikan; shifrat i ka tmerr dhe AT&T duhet t’i japë duart që të shpëtojë besueshmërinë e saj!

Zucker është aktualisht me leje 6 javore sepse po merr veten nga një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Kanali televiziv amerikan i shmangu komentet e drejtpërdrejta mbi mesazhet e Trumpit, por është përpjekur të tregojë se në fakt, rating-un këtë muaj e ka pasur shumë të lartë për gushtin: 707,000 shikues.

Donald Trump është ankuar për një kohë të gjatë prej CNN-it, duke insistuar se ai tregohet i pandershëm dhe i fokusuar vetëm tek axhenda e vet. Ne raundin e dytë të mesazheve po në të njëjtën platforme sociale, Trump fshikulloi edhe NBC news.

Ajo që po ndodh në CNN po ndodh, në nivele të ndryshme, në rrjete të tjera – me NBC News që është më e keqja”, tha Trump duke nënvizuar se i vetmi lajm i mirë prej kësaj te fundit është se drejtuesi i saj Andy Lack mund të përballet me shkarkimin për shkak të menaxhimit të bërë akuzave për ngacmime seksuale ndaj disa moderatorëve të njohura atje./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme