Presidenti amerikan, Donald Trump, ka marrë një goditje të nga Gjykatat në lidhje me urdhërin ekzekutiv për të ndaluar hyrjen në SHBA qytetarëve nga shtatë vendet me shumicë myslimane.
Ai ka thënë se Gjykatat ‘janë të politizuara’ dhe ka cilësuar se kundërshtimi ligjor ndaj urdhërit të tij është kundër sigurisë kombëtare, transmeton portali arbresh.info.
Trump këto komente i ka bërë gjatë një takimi të shefave të policisë në Washington ku edhe ka theksuar se Presidenti ka të drejtë të miratojë rendin e tij ekzekutiv.
Duke iu drejtuar shefave të policisë, Trump ka thënë se ‘unë nuk dua që të thërrasë Gjykatën si të njëanshme, por ngjan që ato janë të politizuara’ dhe sipas Trump një gjë e tillë mund të ndikojë në sistemin e drejtësisë.
Duke e lexuar ligjin për emigrimin, presidenti deklaroi se “madje edhe një student i dobët e shkollës së mesme do të mund ta kuptonte gjuhe time dhe të vendoste në favorin tim”.
Trump i është referuar urdhërit të tij për ndalimin e emigracionit si ‘armë’.
“Ne duhet t’ju japim juve armët që ju nevoiten”, ka shtuar ai, ‘dhe kjo është një armë që ju duhet dhe ata po mundohet ta marrin nga ju, ndoshta për shkak të politikës, ndoshta për shkak të pikëpamjeve politike’./Arbresh.info
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...