Trump sot për herë të parë qëndron para Kongresit

11:03 | 28 Shkurt 2017
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump sot për herë të parë do t’i drejtohet Kongresit, ndërsa një nga temat do të jetë edhe kërkesa për rritje të konsiderueshme nga pothuajse nëntë për qind të buxhetit ushtarak të SHBA-së.

Ai propozon rritje nga 54 miliardë dollarë për ushtrinë amerikane, gjegjësisht furnizim të aeroplanëve, anijeve, gjuetarëve të rinj, me ulje të njëkohësishme të programeve joushtarake dhe ndarje të punës të agjencive federale.

Rritja e buxhetit ushtarak duhet të dërgojë mesazh deri te bota se Amerika është “e fuqishme, e sigurt dhe e vendosur”.

Drejtori për buxhet i Shtëpisë së Bardhë, Mik Malvoni, deklaroi se ndarja më e madhe për Pentagonin do ta rrisë buxhetin ushtarak në 603 miliardë dollarë rekorde edhe atë duke mos i llogaritur miliardë dollarët për operacione ushtarake jashtë vendit.

Ministria e Mbrojtjes, ndërkohë, me kërkesë të Trumpit, deri te Shtëpia e Bardhë do ta dërgojë planin preliminar për luftë kundër Shtetit Islamik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme