Google ADS

Trump: Sistemet e CIA-s duhet modernizuar

21:40 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mendon se sistemet e CIA-s janë i vjetruar dhe ato duhet modernizuar, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Kjo deklaratë bazohet në publikimet e WikiLeaks, e cila faqe ka publikuar një sasi të madhe të dokumenteve në lidhje me funksionimin e cyber-spiunazhit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës.

“Trump beson se sistemet e CIA-s janë vjetruar dhe duhet të modernizohen”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, disa orë pasi themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange ka kritikuar CIA-n për “paaftësi”, sepse, siç tha ai i ruante të gjitha sekretet e hackerëve në një vend, bënë të ditur AFP.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme