Google ADS

Trump shtyn vendimin rreth marrëveshjes për klimën

22:29 | 9 Maj 2017
Trina Galanxhi

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën, se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nuk do të vendosë për pjesëmarrjen e ardhshme të vendit të tij në marrëveshjen e Parisit për klimën para se të kthehet nga udhëtimi në Evropë dhe Lindjen e Afërt më vonë gjatë këtij muaji.

“Presidenti është takuar me ekipin e tij dhe në lidhje me këtë marrëveshje nuk do të kumtojë asgjë derisa të mos kthehet nga samiti G7”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Shon Spejser.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme