Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se ai do të shtyjë saminit e Grupit të Shtatë ( G-7) deri në shtator dhe se në takim do të ftohen edhe Rusia, Korea Jugore, Australia dhe India.
Trump e përshkroi grupin si “të vjetër” kur ai njoftoi planet e tij gjatë një bisede me reporterët në bordin e Forcës Ajrore Një.
“Unë nuk e ndjej se kjo G-7 përfaqëson siç duhet atë që po ndodh në botë. Është një grup shumë i vjetëruar i vendeve”, tha Trump, transmeton portal arbresh.info
G-7 përfshin Shtetet e Bashkuara, si dhe Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Samiti vjerot do të duhej të zhvillohej në SHBA këtë vit, por Shtëpia e Bardhë tha që takimi që pritej të mbahej në mars të zhvillohej përmes konferencës video për shkak të koronavirusit.
Samiti do të zhvillohej nga 10-12 qershor në Camp David.
Trump ka thënë më parë se Rusia duhet të rikthehet te G-7, duke argumentuar se do të ishte më “e përshtatshme” të kishte Moskën në tryezë. Rusia u hoq nga ajo që ishte atëherë G-8 për shkak të ankesimit të Gadishullit të Krimesë në Ukrainë në vitin 2014./arbresh.info/
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...