E përballur me një rënie të numrit të aplikantëve për imigracionin në kufirin meksikan, administrata Trump ka shtuar masat për kapjen e klandestinëve deri në urdhërin për t’i arrestuar në qytetet apo vendet që kanë zgjedhur për t’i mbrojtur.
Policët, prokurorët dhe gjyqtarët kanë marrë urdhër të ndërhyjnë duke i arrestuar dhe gjykuar të gjithë imigrantët që nuk kanë dokumentet e kërkuara.
Kriteret për rekrutimin e agjentëve të imigracionit janë lehtësuar për të shtuar radhët e atyre që venë në zbatim këto politika. Është ndërmarrë ndërtimi i ndërtesave për ndalimin e klandestinëve dhe më shumë gjyqtarë janë emëruar.
Autoritetet kanë bërë thirrje për të gjetur klandestinët që banojnë në SHBA që prej dekadash duke përfshirë këtu dhe ata që ndodhen në vendet të cilësuara nga mbështetësit e tyre si “vende të shenjta”, gjykatat, bashkitë apo qytetet, shpesh demokrate, që nuk fshehin mosmarrëveshjet e tyre me politikat e imigracionit të Donald Trump.
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit