Google ADS

Trump: Shqiptarët, të fortë dhe agresivë, mund të “ndezin” Luftën e Tretë Botërore

23:47 | 18 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Në një intervistë për Fox News, shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump ka vijuar kritikat ndaj NATO-s.

Presidenti amerikan shigjetoi jo vetëm aleatët, që ia kanë lënë Shteteve të Bashkuara gjithë barrën e shpenzimeve për mbrojtjen, por edhe traktatet që i konsideron të padrejta.

Trump ka folur edhe nëse SHBA do të hynte në luftë për të mbrojtur Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Gazetari Tucker Carlson: Të qenit pjesë e NATO-s detyron të gjithë anëtarët të mbrojnë çdo pjesëtar tjetër nga sulmet. Për shembull, nëse sulmohet Mali i Zi që u anëtarësua vitin e kaluar, pse im bir duhet të shkojë në mbrojtje të këtij vendi?

Presidenti i SHBA, Donald Trump: Po thoni atë që thashë unë, Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë.

Gazetari Tucker Carlson:  Jo vetëm Mali i Zi, ndoshta Shqipëria.

Presidenti i SHBA, Donald Trump: Meqë ra fjala… edhe ata janë shumë të fortë, agresivë. Mund të nxehen dhe urime, jemi në luftën e tretë botërore.

Ndiqeni deklaratën e plotë duke filluar në minutën 1.40.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme