Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se shpërthimi shkatërrues që dërgoi valë shoku nëpër Bejrut dhe rajonin “duket si një sulm i tmerrshëm”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump nuk dha sqarime të mëtutjeshme, por autoritetet libaneze kanë thënë zjarri në një depo me eksploziv në Portin e Bejrutit shkaktoi shpërthimin masiv nga i cili është rrënuar një ndërtesë tre-katëshe, ndërsa shpërthimi është ndëgjuar në gjithë qytetin dhe në periferi të tij.
Trump shprehi “keqardhjet më të thella të SHBA-së ndaj popullit të Libanit, ku raportet tregojnë se shumë, shumë njerëz u vranë”.
“Lutjet tona janë për të gjithë viktimat dhe familjet e tyre. SHBA është e gatshme të ndihmojnë Libanin”, tha Trump para përfaqësuesve të mediave në Shtëpinë e Bardhë. “Ne do të jemi atje për të ndihmuar. Duket si një sulm i tmerrshëm”, shtoi ai.
Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Hamad Hasan, tha se numri i viktimave nga shpërthimi masiv në Bjerut është rritur në 63, ndërsa mbi 3.000 të tjerë janë plagosur.
Viktimat mbesin të bllokuara nën rrënojat, ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen të arrijnë deri te ata.
Guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud, i cili shpërtheu në lot derisa po fliste para gazetarëve në vendin e shpërthimit, e krahasoi shpërthimin me bombardimet e tmerrshme bërthamore të qyteteve japoneze Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945, ku u vranë përnjëherë qindra mijëra njerëz.
Shpërthimi ndodhi në një kohë të ndjeshme kur Gjykata Speciale e OKB-së për Libanin kishte planifikuar të shpallë aktgjykimin në rastin e vrasjes së ish kryeministrit libanez Rafik Hariri, i cili u vra në një shpërthim të madh në vitin 2005.
Vendi gjithashtu përballet me krizën e saj më të rëndë në dekada, si dhe me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), ngjashëm si pjesa tjetër e botës.
Gjatë ditës, burime afër grupit Hezbollah mohuan pretendimet se shpërthimi në Bejrut ishte një sulm izraelit në depot e tyre të armëve.
Zyrtarët izraelitë, të cilët folën për mediat lokale në kushte anonimiteti, mohuan përfshirjen e Izraelit në incident, duke thënë se shpërthimi mund të ishte një aksident.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...