Donald Trump është shpallur fajtor për falsifikimin e të dhënave biznesore të kompanisë, duke u bërë ish-presidenti i parë amerikan që dënohet për vepër penale.
Pas diskutimeve dyditore, 12 anëtarët e jurisë e shpallën fajtor Trumpin për të gjitha 34 akuzat me të cilat ngarkohej.
Për të arritur një aktgjykim, nevojitej njëzëshmëri mes anëtarëve të jurisë.
Juria në Nju Jork e shpalli Trumpin fajtor të enjten mbrëma për falsifikimin e të dhënave biznesore për të ndikuar jashtëligjshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, përmes pagesave për heshtjen e një aktoreje të pornografisë, e cila tha se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.
Diskutimet fillestare të jurisë nisën më 29 maj në gjyqin e parë penal ndaj ish-presidentit amerikan. Paneli prej shtatë burrash dhe pesë grash kanë pasur për detyrë që të vendosin nëse Trumpi është fajtor për ndonjërën nga 34 akuzat për falsifikim të të dhënave të kompanisë së tij.
Prokurorët thanë se Trumpi ka falsifikuar të dhëna për të fshehur rimbursimet që ia ka bërë avokatit të atëhershëm të tij, Michael Cohen, i cili i ka paguar aktores së pornografisë, Stormy Daniels 130.000 dollarë në javët e fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016, në këmbim që ajo të mos e paraqiste publikisht pretendimin e saj se ajo dhe Trump kishin pasur marrëdhënie seksuale një dekadë më parë.
Ish-presidenti dhe i nominuari republikan për president, është deklaruar i pafajshëm duke mohuar çdo kontakt seksual me Daniels dhe duke argumentuar se pagesat e kryera ndaj avokatit Cohen ishin përcaktuar saktë në të dhënat e kompanisë, përkatësisht si shpenzime ligjore./rel
Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdekurve nga sulmi në Magdeb...
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e...
Dërgohet në paraburgim i dyshuari për “vrasje të mbetur në t...
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Një raketë e hedhur nga Jemeni godet Tel Avivin, duke plagos...
Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjerma...