Presidenti amerikan Donald Trump ka dështuar të lë përshtypje tek britanikët gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, kjo për shkak të politikave të tij dhe mënyrës si u soll me Mbretëreshën.
Ai theu rregullat e mirësjelljes disa herë gjatë takimit të shkurtër me familjen mbretërore, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti dhe Zonja e Parë Melania Trump arritën në Kështjellën Windsor për të takuar Mbretëreshën Elizabetë II, duke u bërë presidenti i katërt që monarkja 92 vjeçare takon në pallat, por i 11-ti që ka takuar gjatë sundimit të saj.
Takimi nisi keq, pasi që Trump dështoi të përshëndesë Mbretëreshën siç duhet, duke mos u përkulur ashtu siç kërkohet nga guida në ueb faqen mbretërore. Melania gjithashtu dështoi të performojë përkuljen e vogël.
Të dyja rregullat nuk janë të detyrueshme, pasi etiketa parasheh që “njerëzit e tjerë preferojnë thjesht t’i shtrëngojnë duart në mënyrë të zakonshme”.
Sidoqoftë, përkulja dhe kurzitja konsiderohet si sjellje e mirë dhe zakonisht praktikohet nga zyrtarët kur takohen me familjen mbretërore.
Minuta më vonë, Trump tregoi përsëri sjellje të këqija gjatë përshëndetjes nga roja mbretërore. Ai eci para mbretëreshës duke ia kthyer shpinën asaj teksa po kalonin pranë rojeve.
Gjithashtu thuhet se presidenti amerikan arriti vonë për takimin, dhe la që Mbretëresha britanike ta priste atë. Elizabeta është parë disa herë ta shikonte orën. Por sipas mediave britanike Mbretëresha kishte arritur më herët për të takuar mysafirët, dhe se Trump kishte arritur me kohë.
https://twitter.com/RobsinBuda/status/1017801396727492614?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1017801396727492614&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fuk%2F433023-trump-bad-manners-queen%2F
Ndërkohë Donald Trump është pritur me protesta masive në Britaninë e Madhe, kjo për shkak të politikave të tij të emigracionit./Arbresh.info/
https://twitter.com/MonarchyUK/status/1017873935965282317?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1017873935965282317&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fuk%2F433023-trump-bad-manners-queen%2F
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...