Google ADS

Trump shkarkon strategun e Shtëpisë së Bardhë, Stephen Bannon

19:42 | 18 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka vendosur që të shkarkojë njërin ndër këshilltarët e tij më të lartë, Stephen Bannon.

Bannon ndryshe njihet edhe truri i strategjisë së fushatës së Trump që e solli atë në krye të SHBA-ve në vitin 2016, transmeton portali arbresh.info

Sipas mediave amerikane, vendimi për shkarkimin e tij është bërë mes Presidentit Trump dhe dy bashkëpunëtorëve të tij të afërt.

Megjithatë, burime të mediave amerikane shtojnë se Bannon e kishte marrë vendimin që të largohet nga pozita që me 7 gusht, duke ofruar dorëheqjen e tij.

Mediat amerikane shtojnë se Bannon prej muajsh nuk kishte raporte të mira me këshilltarët e tjerë të Trumpit, madje ato theksojnë se ai nuk kishte marrëdhënie të mira as me familjarët e presidentit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme