Presidenti amerikan Donald Trump ka goditur edhe njëherë Presidentin francez Emmanuel Macron dhe marrëveshjen e klimës së Parisit, duke pretenduar se trazifat në kryeqytetin francez ishin shenjë se marrëveshja e klimës “nuk është duke funksionuar mirë”.
“Njerëzit nuk duan të paguajnë shuma të mëdha parash, për vendet e botës së tretë, në mënyrë që ndoshta për të mbrojtur mjedisin”, tha Trump gjatë kohës kur mijëra protestues kishin vërshuar rrugët e Parisit, transmeton portali arbresh.info
Ai gjithashtu ka pretenduar se protestuesit kanë bërtitur “Ne duam Trumpin!”, duke shfaqur edhe njëherë bindjet anti-emigracion. Megjithatë CNN tha se nuk ka asnjë dëshmi që protestuesit kanë brohoritur në atë formë.
Protesta e “jekëlëve të verdhë” filloi si një reagim ndaj rritjes së planifikuar të karburantit, por më pas shfaqi edhe shumë pakënaqëi tjera.
Kjo lëvizje tani është duke protestuar edhe për shpërfilljen e presidentit për punëtorët ruralë dhe për tjerët që kanë paga të vogla.
Më shumë se 500 persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme, ndërsa rreth 180 kanë mbetur të plagosur në përleshjen mes policisë dhe protestuesve. /arbresh.info/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...