Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se SHBA do të jetë nikoqire e Samitit G7 të vitit të ardhshëm në Kampin David në shtetin Maryland, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne do ta realizojmë atë në Kampin David”, u tha Trump gazetarëve gjatë takimit në Londër me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
Samiti G7 është planifikuar të mbahet më 10-12 qershor dhe vendet pjesëmarrëse do të jenë Kanada, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, si dhe përfaqësues të BE-së.
Në muajin tetor, Trump anuloi vendimin për të pritur samitin në kompleksin e tij Doral në Miami, pas reagimeve nga demokratët dhe grupet e mbikëqyrjes së etikës.
“Mendova se po bëja diçka shumë të mirë për vendin tonë duke përdorur ‘Trump National Doral’, në Miami, për pritjen e liderëve të Samitit G7”, tha në atë kohë Trump në twitter, duke vlerësuar madhësinë dhe afërsinë e kompleksit me Aeroportin Ndërkombëtar Miami.
Trump u kritikua për përzierjen e biznesit të tij personal dhe pozitën zyrtare. Vendimi u pa si një përpjekje e presidentit për të ndikuar në qeveritë e huaja në interes të tij.
Qendra e Përgjegjshmërisë së Kushtetutës, një grup mbikëqyrës i etikës, akuzoi presidentin Trump për “tallje të kushtetutës” duke e trajtuar samitin si një reklamë për bizneset e tij.
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...