Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka theksuar se Amerika do të armatosë Japoninë me qëllim të “rrëzimit” të Koresë Veriore.
Trump edhe gjatë vizitës në Japoni nuk ka përjashtuar mundësinë për ndërhyrje ushtarake kundër Koresë Veriore dhe i ka bërë thirrje Kim Jong-un që të ndalojë testimin e armëve bërthamore, duke i quajtur testimet e raketave mbi tokën japoneze si “kërcënim për botën e civilizuar”, transmeton portali arbresh.info
“Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq”, tha Trump gjatë një konference për shtyp me kryeministrin japonez, Shinzo Abe.
“Epoka e durimit strategjik ka mbaruar. Disa njerëz thonë se retorika ime është shumë e fortë, por shikoni se çfarë ka ndodhur me retorikë shumë të dobët në 25 vitet e fundit”.
Trump ndër të tjera tha se është ndjerë i “irrituar” me Japoninë që nuk ka hedhur poshtë dy raketa balistike të Koresë Veriore, që ishin nisur drejt tokës së saj. Ai deklaroi se “Abe do t’i hedh ato poshtë pasi të pranojë paisje shtesë ushtarake nga SHBA-të”./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...