Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij kinez Xi Jinping kanë paraqitur vizione të ndryshme për të ardhmen e tregtisë globale në fjalimet e tyre në një samit në Vietnam.
Në një fjalim sfidues, zoti Trump tha për Takimin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (Apec) se SHBA nuk do të toleronte “abuzimet kronike të tregtisë”, transmeton portali arbresh.info
Ndryshe nga ai, presidenti Xi tha se globalizimi ishte i pakthyeshëm.
Trump është aktualisht në një turne pesë vendesh të Azisë, ku Kina është një nga ndalesat e tij.
Apec mbledh së bashku 21 ekonomi nga rajoni i Paqësorit – ekuivalenti i rreth 60% të GDP-së së botës./arbresh.info/
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...