Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, tha se ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes Patrick Shanahan ka hequr dorë nga konsiderata e tij për të qenë shef i përhershëm i Pentagonit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes Patrick Shanahan, i cili ka bërë një punë të mrekullueshme, ka vendosur të mos vazhdojë me procesin e konfirmimit të tij, në mënyrë që të mund t’i kushtojë më shumë kohë familjes së tij”, tha Trump në rrjetin social Twitter.
“E falënderoj Pat-in për shërbimin e tij të shquar dhe do të emëroj Sekretarin e Ushtrisë, Mark Esper, të jetë ushtruesi i ri i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes. E njoh Markun dhe nuk kam asnjë dyshim se do të bëjë një punë fantastike”, shtoi ai.
Trump njoftoi muajin e kaluar se do të nominojë Shanahan-in për të vazhduar detyrën e tij.
Megjithatë, javën e kaluar u raportua se Trump po rishqyrton vendimin e tij për të nominuar Shanahan-in për postin e lartë në Pentagon dhe se ka kërkuar nga të tjerët rekomandime për një zëvendësim.
Shanahan mori detyrën kur paraardhësi i tij James Mattis dha dorëheqjen në dhjetor për shkak të mosmarrëveshjeve me Trump-in, duke përfshirë vendimin e tij të papritur për të tërhequr forcat amerikane nga Siria.
Shanahan, 56 vjeç, shërbeu si ekzekutivi kryesor i zinxhirit të furnizimit të Boeing-ut para se të hyjë në Departamentin e Mbrojtjes në vitin 2017 si Zëvendëssekretar i Mbrojtjes.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?