Presidenti amerikan Donald Trump ka “sfiduar” kundërshtarin e tij politik Joe Biden që t’i nënshtrohen testit të drogës përpara debatit të tyre të parë që do të zhvillohet muajin e ardhshëm.
Trump u shpreh për gazetën Washington Examiner se ai ka vënë re një përmirësim në performancën dhe në artikulimin e Biden në debatet televizive.
Por Presidenti nuk ka dhënë asnjë fakt që do ta vërtetonte një pretendim të tillë përveçse është shprehur se ai është i aftë të dallojë ndryshime të tilla.
Biden dhe Trump do të kenë tre debate përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Në vitin 2016, Trump sugjeroi që rivalja e tij e atëhershme demokratike, Hillary Klinton, merrte lëndë narkotike para debateve të tyre dhe e sfidoi atë të bënte një test droge përpara takimit të tyre të fundit në TV live. Kampi Klinton kreu mënjanë sfidën e tij.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje