Presidenti amerikan Donald Trump ka rilançuar nëpërmjet “Twitter”-it kritikat ndaj Berlinit, të shqiptuara më parë prej tij pas samitit të NATO-s.
“Kemi një deficit tregtar të jashtëzakonshëm me Gjermaninë. Për më tepër, ata paguajnë shumë më pak nga ç’duhet për NATO-n. Shumë keq për Shtetet e Bashkuara. Kjo do të ndryshojë”, ka shkruar Trump në “Twitter”.
Në samit, në vigjilje të G7-s, ai kishte nënvizuar se 23 nga 28 vendet e aleancës nuk shpenzojnë sa duhet për mbrojtjen.
“Gjermanët janë të këqinj, shumë të këqinj”, kishte thënë Trump në përfundim të samitit të NATO-s në Bruksel, duke saktësuar në një moment të dytë se ky gjykim kishte të bënte me shkëmbimet tregtare.
Që raportet mes SHBA-ve dhe Gjermanisë nuk janë ndër më të mirat, kjo ishte kuptuar që kur vet Kancelarja Merkel kishte thënë se nuk mund të mbështeteshin më te Shtetet e Bashkuara.
Pasi e deklaroi këtë, fillimisht në një tubim të partisë së saj, kancelarja përsëriti të njëjtën deklaratë të martën, në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin indian, Narendra Modi.
“Marrëdhëniet me SHBA-të janë të një rëndësie kapitale, por Europa duhet të marrë fatin e saj në duar”, tha ajo.
Një ditë më parë, ministri i saj i Jashtëm akuzoi Trumpin se po dobësonte Perëndimin dhe se ishte ngritur kundër interesave të BE-së, ndërkohë që tani, udhëheqësi i socialdemokratëve dhe kandidat për kancelar, Martin Schulz thotë se Trump po shkatërron vlerat e Perëndimit.
“Trump është shkatërrimtar i të gjitha vlerave të Perëndimit, në një mënyrë që ne kurrë nuk e kemi përjetuar më parë. Një strategji shkatërrimi të vlerave europiane: tolerancës, respektit, bashkëpunimit mes vendeve. Duhet të ngrihemi përballë një njeriu të tillë, me këtë ideologji riarmatimi”, tha Schulz.
Të njëjtin qëndrim me Gjermaninë, duket se ka edhe Italia.
“Ka ardhur koha që BE-ja të marrë në duar të ardhmen e saj. Sfidat që kemi përpara e kërkojnë një gjë të tillë”, tha Gentiloni.
Kryeministri italian Paolo Gentiloni rikonfirmoi në një takim me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, se është në sintoni me Berlinin, pavarësisht se lidhja transatlantike, lidhja me SHBA-të është shumë e rëndësishme. Por kjo duhet bazuar në parimet themelore, si angazhimi mbi ndryshimet klimatike dhe tregtia e lirë.
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...
Elon Musk kritika gjykatësve italianë për çështjen emigrantë...
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon çfarë tha ...