Rusia “duhet të largohet” nga Venezuela, tha presidenti i SHBA-së Donald Trump pasi Moska zyrtare ka konfirmuar praninë e trupave dhe pajisjeve në shtetin latino-amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump i bëri këto komente teksa në Shtëpinë e Bardhë takoi Fabiana Rosales, bashkëshorten e Juan Guaidos, presidentit të Asamblesë Nacionale të Venezuelës.
“Ne jemi 100 për qind me ju”, Trump i tha Rosales para gazetarëve.
Guaido u vetëshpall si ushtrues detyre president i Venezuelës në janar, në mesin e krizës ekonomike në vend.
SHBA ishte vendi i parë që njohu Guaidon si lider të Venezuelës. Disa shtete të tjera kanë ndjekur këtë shembull, duke përfshirë edhe shumicën e vendeve në Amerikën Latine.
Megjithatë, presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, që mbështetet fuqishëm nga Rusia, ka refuzuar të tërhiqet nga pushteti, duke insistuar se është në shënjestër të një grusht shteti të orkestruar nga SHBA.
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...