Trump reagon ndaj Biden: Faji i tij që shpërtheu Lindja e Mesme

15:29 | 8 Mars 2024
KRG

Kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara, reagoi me kritika ndaj fjalimit të presidentit Joe Biden në Kongres.

“Ligji i tij për emigracionin është i tmerrshëm. Do të bëjë që të hyjnë 5 mijë emigrant në ditë”, shkruan Trump në rrjetin e tij social, Truth.

Komentet i bëri në të njëjtën kohë, kur Biden po fliste në Kongres. Lidhur me situatën ndërkombëtare, ish-presidenti sulmoi kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë, duke e akuzuar se ka ndihmuar Iranin që të pasurohej.

“Është faji i tij që Lindja e Mesme po shpërthen. Me mua presidenti, Teherani ishte i falimentuar”, shkruan më tej Trump.

Gjithashtu, iu kundërpërgjigj Biden për raportet me Putin. “Ai nuk i është kundërvënë Putinit, por i dha Ukrainën presidentit rus”, nënvizon ndër të tjera Trump./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme