Një luftanije amerikane ka lundruar shumë pranë ishullit artificial të ndërtuar nga Pekini në detin e Kinës së Jugut, e para sfidë që i bëhet pretendimeve kineze për ujërat në fjalë, që kur Donald Trump u vendos në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Burime të cituara nga mediet amerikane pohojnë se, anija “USS Dewey” kaloi vetëm 12 milje detare larg barrierës “Mischief”.
Pekini e konsideron të tijin thuajse të gjithë detin e Kinës Lindore, përfshirë këtu edhe ishujt e barrierat koralore të tij, që pretendohen ndërkohë edhe nga shtete të tjera në rajon.
Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se kanë çdo të drejtë t’i vazhdojnë operacionet e tyre në ujërat ndërkombëtare.
Uashingtoni thotë se nuk mban asnjë anë në mosmarrëveshjet territoriale, por në të kaluarën ka dërguar anije luftarake dhe avionë në afërsi të ishujve në fjalë, duke i quajtur ato “operacione të lëvizjes së lirë”, me qëllim sigurimin e qasjes në rrugët kryesore detare dhe ato ajrore.
Ai ka qenë vazhdimisht kritik ndaj atyre që i sheh si përpjekje të Pekinit për të kufizuar lirinë e lundrimit në ujërat strategjike.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...