Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka gjasa që gjatë një fjalimi që pritet të mbajë javën tjetër, të njoh Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, tha një zyrtar i lartë i SHBA.
Sipas “Reuters” ky veprim mund të nxisë edhe më tej tensionet në Lindjen e Mesme, transmeton portali arbresh.info
Dy zyrtarë të administratës thanë të enjten se ndërsa Trump po merrte në konsideratë deklaratën e diskutueshme, ai pritej që të shtyente përsëri premtimin e fushatës për të lëvizur në Jerusalem ambasadën e SHBA-ve.
Komuniteti ndërkombëtar nuk e pranon kërkesën e Iraelit që të njoh si kryeqytet Jerusalemin, vendin që është e shtëpi e shënjtë për religjionin hebraik, myslimanë dhe të krishterë.
Qëndrimi i SHBA-ve që devijon nga ajo e presidentëve të mëparshëm, mund të dëmtojë seriozisht përpjekjet e reja të administratës së SHBA-ve, të udhëhequr nga dhëndri Trump dhe këshilltari i lartë Jared Kushner, për të rinisur bisedimet paqësore izraelito-palestineze.
Megjithatë, një lëvizje e tillë mund të ndihmojë në plotësimin e bazës pro-izraelite e cila ndihmoi Trumpin që të fitojë presidencën./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...