Trump pret që Rusia t’ia kthejë Ukrainës gadishullin e Krimesë

19:43 | 14 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump, pret që Moska t’ia kthejë Ukrainës gadishullin e Krimesë, ka thënë zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë.

Ai këtë koment e ka bërë gjatë një konference për shtyp rreth dorëheqjes së Michael Flynn, transmeton portali arbresh.info.

Spicer vuri në dukje se Rusia ‘e ka konfiskuar’ Krimenë gjatë administratës së Obamës dhe ka theksuar se ambasadori i Trumpit në OKB e ka ‘dënuar pushtimin rus në Krime’.

Trump e ka bërë të qartë se ai pret që Rusia ‘të kthejë’ Krimenë, tha Spicer.

“Krimea është pjesë e Ukrainës. Sanksionet tona në lidhje me Krimenë do të mbetën deri sa Rusia të heq dorë nga kontrolli i gadishullit në Ukrainë”, ka thënë Haley në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 2 shkurt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme