Google ADS

Trump, Presidenti i parë amerikan që shkel në Korenë e Veriut

10:23 | 30 Qershor 2019
Arbresh.info

Për herë të parë në histori, një president amerikan shkel në territorin e Koresë së Veriut. Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump është takuar me Kim Jong Un në zonën jo ushtarake mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut.

Presidenti amerikan Donald Trump është takuar me liderin koreanoverior Kim Jong Un në zonën jo ushtarake që ndan dy koretë, i shoqëruar dhe nga homologu i tij koreano jugor Moon Jae-in. Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se nuk ka asnjë nxitim për sa i përket çështjes së sanksioneve. Kjo është hera e parë në histori që një president amerikan shkel në territorin e Koresë së Veriut. Shtrëngimi i duarve mes të dyve ndodhi në Korenë e Veriut.

“Marrëdhënia mes dy vendeve tona është e jashtëzakonshme deklaroi Kim Jong Un duke folur me Trump. “Ishte një veprim i guximshëm dhe I vendosur shtoi ai duke lavdëruar homologun amerikan për faktin se ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që shkel në Korenë e Veriut”.

Pasi kaloi i vetëm kufirin mes dy koreve Trump pohoi se ndihej shumë mirë dhe se ishte një kënaqësi të takohej me liderin koreano-verior. Ndërsa Kim Jong Un theksoi se nuk e kishte menduar asnjëherë se do të takoheshin në atë vend

Duke deklaruar se iniciativa ishte në drejtimin e duhur, presidenti amerikan vizitoi dhe kullën e vëzhgimit në pjesën jugore, e cila inspektohet tradicionalisht nga liderët amerikanë.

Në zonën kufitare mes Koresë së Jugut dhe asaj të veriut, dikur kishte konflikt dhe vdekje, ishte një vend shumë i rrezikshëm u shpreh Trump. Ndërsa tani çdo gjë ka ndryshuar, ka paqe, theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë para se të kalonte kufirin së bashku me Kim Jong Un.

Takimi përfaqëson një tjetër moment historik në marrëdhënien mes dy vendeve, si dhe përballjen e parë dhe pse të shkurtër mes dy liderëve pas dështimit të samitit të Vietnamit në shkurt.

Presidenti i Koresë së Jugut lavdëroi të dy liderët për faktin se u treguan të guximshëm duke pranuar të takoheshin: “Shpresoj që Presidenti Trump të hyjë në histori si presidenti që arriti paqen në gadishullin Korean”, përfundoi ai. /ABC News

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme