Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar të enjten vonë – sipas orës lokale – nominimin e republikanëve për president në garën e nëntorit, teksa ka mbajtur një fjalim në Konventën Kombëtare të Republikanëve.
Në fjalim, ai e ka përshkruar si e ka përjetuar atentatin ndaj tij ditë më parë.
“Nuk ishte supozuar të isha sonte këtu”, ka thënë Trump para mijëra pjesëmarrësve, të cilët e kanë dëgjuar në qetësi.
“Pati gjak duke rrjedhur gjithandej, por në një mënyrë kam pasur besim, sepse e kam pasur Zotin në anën time”.
Trump, 78 – vjeçar, i njohur më së miri për retorikën e tij agresive, e ka mbajtur një fjalim me tone më të buta dhe me mesazhe shumë personale, të lidhura nga përvoja e tij e atentatit dhe mundësitë për vdekje.
“Ndasitë në shoqërinë tonë duhet të shërohen. Duhet t’i shërojmë shpejt. Si amerikanë, ne jemi të lidhur me fatin e njëjtë. Ne rritemi bashkë. Ose rrëzohemi bashkë”, ka thënë Trump, duke mbajtur një fashë në veshin e djathtë, pas goditjes që ka përjetuar gjatë atentatit të shtunën.
“Po garoj të jem president i gjithë Amerikës, jo gjysmës së Amerikës, sepse nuk ka fitore duke siguruar fitoren e gjysmës së Amerikës”.
Adresimi i Trumpit shënon përmbylljen e Konventës katërditore të Republikanëve, në të cilën kanë marrë pjesë mijëra aktivistë teksa rritet presioni për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në të cilat Trump pritet të përballet me presidentin aktual, Joe Biden, i cili synon edhe një mandat të dytë.
Ndonëse kanë mbetur më pak se katër muaj deri te gara, ende ekziston mundësia e ndryshimeve të mëdha.
Biden, 81-vjeçar, është përballur së fundmi me presion nga aleatët në Kongres, donatorë dhe madje nga vetë ish-presidenti amerikan, Barack Obama – mik i mirë i Bidenit – për të hequr dorë nga gara, pasi ka shqetësime se ai nuk do të mund t’i fitojë zgjedhjet, sidomos pas një debati të përballjes me Trumpin javë më parë, që nuk ka kaluar mirë.
Aktualisht Biden është në izolim në shtëpinë e tij në Dellauer, pas infektimit me koronavirus, i cili shkakton sëmundjen COVID-19.
Biden, i cili është raportuar se po përjeton simptoma të lehta, është i vaksinuar kundër këtij virusi dhe ka dozë përforcuese.
Ai është infektuar dy herë tjera me këtë virus në të kaluarën./rel
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...