Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar të mërkurën se mendon që Susan Rice, këshilltarja e ish-presidentit Barack Obama, ka kryer vepër penale duke kërkuar identitetin e bashkëpunëtorëve të Trump, të cilët janë përmendur në përgjimin e bisedave, transmeton New York Times.
Në një intervistë, Trump nuk pranoi të tregojë për New York Times nëse ai kishte shqyrtuar inteligjencën për të mbështetur pretendimin e tij për Rice, por ai tha se do të sqarojë këtë “në kohën e duhur”.
Rice tha se ajo nuk ka komente lidhur me vërejtjet e presidentit.
Trump dhe aleatët e tij janë përqendruar në raporte të pabazuara se Rice, e cila shërbeu si këshilltare e sigurisë kombëtare e Obamës, ka zbuluar emrat e ndihmësve të Trump, të cilët janë të përfshirë në mbikëqyrjen amerikane për objektiva të huaj.
Rice i ka quajtur raportet si false.
Sipas pesë zyrtarëve të inteligjencës amerikane, Rice ka ndjekur procedurat standarde në kërkesën për Agjencinë e sigurisë nacionale për të zbuluar emrat e qytetarëve amerikanë, të cilët kanë qenë në kontakt me rusët, komunikimet e të cilëve ishin të monitoruar nga inteligjenca amerikane./Arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...