Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se do të konsiderojë një pozicion të mundshëm për CEO të Tesla, Elon Musk në kabinetin e tij, nëse ai fiton zgjedhjet në nëntor.
“Ai është një djalë shumë i zgjuar. Unë sigurisht do ta bëja, nëse ai do ta donte. Ai është një djalë i shkëlqyer”, tha Trump në një intervistë për Reuters të hënën.
Në të njëjtën intervistë, Trump tregoi se është gati të anulojë një kredi tatimore prej 7500 dollarësh për amerikanët që blejnë një automjet elektrik.
Administrata e Presidentit aktual Joe Biden ka kërkuar gjithashtu të nxisë prodhimin dhe blerjen e makinave elektrike si pjesë e përpjekjes së saj për të trajtuar ndryshimet klimatike.
Musk ka mbështetur më parë Trump në garën presidenciale, si dhe një komitet veprimi politik me aftësinë për të mbledhur donacione të pakufizuara nga korporatat që po shtyn për rizgjedhjen e kandidatit republikan.
Trump dhe Musk zhvilluan një bisedë dy-orëshe në platformën X të miliarderit javën e kaluar, gjatë së cilës CEO i Tesla-s sinjalizoi se do të ishte i gatshëm të pranonte një pozicion në një komision qeveritar për të studiuar borxhin kombëtar dhe shpenzimet e Kongresit.
“Unë mendoj se do të ishte mirë të kishim një komision qeveritar për efikasitetin që merret me këto gjëra për t’u siguruar që paratë e taksapaguesve po shpenzohen në mënyrë të mirë,” tha Musk në atë kohë./abcnews.al
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...