Google ADS

Trump planifikon tubim në Pensilvani pas atentatit

07:14 | 27 Korrik 2024
K.B

Ish-presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se planifikon të kthehet në Butler, Pensilvani, për një tubim në nder të viktimave të atentatit të dështuar ndaj tij atje gati dy javë më parë.

Trump tha se do të ketë një tubim “të madh dhe të bukur” për zjarrfikësin Corey Comperatore , i cili vdiq në të shtënat, dhe të tjerë që u plagosën, shkruan CNN.

“Çfarë ditë do të jetë – lufto, lufto, lufto! qëndroni të sintonizuar për detaje,” postoi Trump në Truth Social./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme