Presidenti në largim i SHBA-së, Donald Trump, planifikon të falë Michael Flynn, ish-këshilltar i sigurimit kombëtar, i cili pranoi në dhjetor të vitit 2017 se gënjeu FBI-në rreth kontakteve të tij me autoritetet ruse.
Kjo falje është vetëm një në një seri të atyre që republikani planifikon të bëjë para se të largohet nga presidenca e SHBA-së. Flynn gënjeu FBI-në tre vjet më parë se kishte kontakte me Sergei Kislyakin, ambasadori i atëhershëm rus në Shtetet e Bashkuara.
Flynn fillimisht bashkëpunoi me prokurorët dhe dy herë u deklarua fajtor para një gjykatësi, por më vonë ndryshoi drejtim dhe punësoi avokatin e diskutueshëm mbrojtës, Sidney Powell, e cila e mbajti një qëndrim arrogant dhe i bëri thirrje gjykatës të pushojë çështjen kundër Flynnit, duke akuzuar prokurorët, raporton reuters.
Ndryshe, Trump e pushoi nga detyra Flynnin vetëm 22 ditë pasi erdhi në pushtet. Sidoqoftë, ai gjithmonë ka pohuar se hetimi ishte një “gjueti shtrigash” politike dhe se Flynn, një ish gjeneral dhe shef i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, ishte një “njeri i mirë”.
Në një lëvizje shumë të pazakontë, Departamenti i Drejtësisë hodhi poshtë çështjen kundër Flynnit në muajin maj të këtij viti, duke thënë se gënjeshtrat e pretenduara për FBI-në nuk ishin të rëndësishme.
Ndryshe, një gjykatës federal urdhëroi shqyrtimin e mëtejshëm ligjor të çështjes dhe falja e Trumpit do të hiqte çështjen nga gjykatat.
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...