Përpjekjet e presidentit Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, morën një goditje tjetër më 20 nëntor, kur shteti i Xhorxhias certifikoi fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, teksa ligjvënësit republikanë nga shteti i Miçiganit u larguan nga një takim në Shtëpinë e Bardhë të papërgatitur që të shkojnë kundër vullnetit të votuesve.
I përballur me një sërë humbjesh në gjykata, për shkak të mosparaqitjes së dëshmive që do të mbështesnin pretendimet e tij për parregullsi në zgjedhje, disa analistë thonë se presidenti amerikan, Donald Trump po ndërmerr një hap të paprecedent në përpjekje për të “përmbysur” procesin e Kolegjit Zgjedhor.
Pas përpjekjeve të fundit të dështuara të Trumpit për të përmbysur rezultatin, lidershipi i republikanëve në shtetin e Miçiganit, përfshirë edhe liderin e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve, u thirrën në Shtëpinë e Bardhë, në përpjekje për t’i bindur ata që të ndihmojnë në përmbysjen e rezultatit në këtë shtet kyç.
Pas këtij takimi në Shtëpinë e Bardhë, lideri i Senatit në Miçigan, Mike Shirkey dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Lee Chatfield, thanë se pretendimet për mashtrime zgjedhore duhet të hetohen, por ata lanë të kuptohet se nuk janë të bindur nga pretendimet që ka bërë Trump deri më tash për këtë çështje.
“Deri më tani ne nuk jemi në dijeni për ndonjë informacion që do të mund të ndryshonte rezultatin zgjedhor në Miçigan dhe si liderë të ligjvënësve, ne do t’i bindemi ligjit dhe do të ndjekim procesin zgjedhor sa i përket këtij shteti”, thanë ata përmes një deklarate për media.
“Kandidatët që fitojnë më së shumti vota fitojnë zgjedhjet dhe votat elektorale të Miçiganit, shtuan ata.
Asnjë nga përpjekjet e presidentit Trump nuk pritet që ta ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, ku demokrati Joe Biden ka fituar mbi 270 vota elektorale, të nevojshme që të zgjidhet president.
Por, presidenti Trump dhe aleatët e tij republikanë kanë bërë pretendime të pambështetura se ka pasur mashtrime zgjedhore dhe kanë sulmuar sistemin zgjedhor.
Ndërkaq, në shtetin e Xhorxhias, Sekretari i Shtetit, republikani Brad Raffensperger edhe zyrtarisht ka certifikuar fitoren e Bidenit në këtë shtet, pas rinumërimit të votave, që konfirmuan fitoren e ngushtë të Bidenit kundrejt Trumpit.
“Si republikanët e tjerë, unë jam i zhgënjyer, kandidati ynë nuk ka fituar votat elektorale të Xhorxhias”, tha ai.
Me votat elektorale të Xhorxhias, Biden ka 306 vota elektorale dhe Trump 232./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...