“Presidenti Trump përshëndet vendimin që ashpërson sanksionet kundër Koresë së Veriut si kundërpërgjigje për testimin e fundit të raketës balistike. Trump ka vlerësuar mbështetjen e Kinës dhe të Rusisë për kalimin e këtij vendimi”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi dje një projektrezolutë amerikane që propozon t’i bllokohen Koresë së Veriut një miliard dollarë të ardhura që i vijnë nga eksportet, si përgjigje ndaj programeve të saj balistike dhe bërthamore.
Kjo rezolutë e re synon të nxisë Phenianin të negociojë pas testit të tij të parë me raketë ndërkontinentale të 4 korrikut, i gjykuar nga fuqitë e mëdha si një kërcënim për sigurinë botërore./Arbresh.info/