Google ADS

Trump përshëndet presionin e Kinës ndaj Koresë Veriore

21:29 | 18 Prill 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka përshëndetur të martën përpjekjet e Kinës për të bërë presion ndaj Koresë Veriore, duke thënë se si kundërshpërblim tash për tash do të heqë dorë nga kërcënimet për luftë tregtare kundër Pekinit.

Duke folur rreth takimit të fundit me homologun e tij kinez Xi Jinping në rezidencën e tij në Florida, Trump për Fox News përsëriti se me të ka “zhvilluar raporte shumë të mira”.

“Dhe çfarë duhet të bëj? Të nisë lufta tregtare kundër Kinës, derisa Xi punon në problemin me Korenë Veriore, i cili thënë sinqerisht është shumë më i madh?”, ka shpjeguar Trump.

“Prandaj ndaj Kinës sillem me respekt, respekt shumë të madh, ndërsa do të shohim se çfarë mund të bëhet”, ka shtuar ai.

Trump gjatë fushatës parazgjedhore vazhdimisht akuzoi Pekinin për manipulimin e valutës së vet dhe kërcënoi se do të vendosë taksa të larta ndaj të gjitha prodhimeve që vijnë nga Kina.

Por, pas takimit me Xi Jinping më 6 dhe 7 prill, shefi i shtetit amerikan “ndërroi pllakën”.

SHBA zyrtarisht të premten konkluduan se Kina nuk është manipuluese e valutës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme