Me pretendimin se po fiton luftën me Covid-19, presidenti amerikan Donald Trump i ka përshëndetur mbështetësit e tij të cilët janë mbledhur jashtë spitalit Walter Reed ai po trajtohet.
Trump i veshur me kostum dhe maskë përshëndeti me dorë përkrahësit nga ulësja e pasme e makinës derisa kalonte nëpër qendrën mjekësorë.
Mjekët thanë të dielën se gjendja e Presidentit Donald Trump po përmirësohet ndërsa ai trajtohet për COVID-19 dhe se presidenti mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë qysh të hënën, ku mjekimi do të vazhdojë.
Mjekët që po kurojnë Presidentin Trump thanë se i kishin dhënë atij oksigjen plotësues dy herë, të enjten dhe të premten, në betejën me sëmundjen.
Ekipi mjekësor tha se po i monitoron gjendjen e mushkërive por nuk pranuan të japin hollësi se çfarë kanë parë.
Ata thanë se i kishin dhënë gjithashtu Presidentit Trump dexamethasone. Ky ilaç rezulton nga studimet se përmirëson gjendjen e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19, të cilët kanë nevojë për oksigjen shtesë./expres/
https://twitter.com/PhilipinDC/status/1312865078602072065?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1312865078602072065%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fparalajmeroi-befasi-trump-del-me-eskorte-dhe-pershendet-mbeshtetesit-jashte-spitalit-ushtarak1%2F
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...