Presidenti Donald Trump të mërkurën vuri përsëri në pikëpyetje çështjen përse, në se Rusia po ndërhynte në zgjedhjet amerikane, ish Presidenti Barack Obama dhe administrata e tij nuk u përpoqën për ta penguar dhe përse ata tani nuk janë objekt hetimi.
Trump praktikisht kërkoi që Prokurori i tij i Përgjithshëm Jeff Sessions, të fillojë një hetim ndaj zyrtarëve të administratës së zotit Obama.
Në një koment në Twitter, zoti Trump shkruante, “Një pytje: në se e gjithë ndërhyrja ruse ndodhi gjatë administratës Obama e deri më 20 janar, përse ata nuk janë objekt hetimi? Përse nuk bëri gjë Obama për ndërhyrjen ruse? Përse nuk janë objekt hetimi edhe demokratët? Pyesni Jeff Sessions!”
Ditët e fundit zoti Trump ka drejtuar vazhdimisht sulme ndaj hetimeve disa mujore për lidhje të mundshme mes fushatës së tij dhe interesave ruse gjatë dhe pas zgjedhjeve të vitit 2016 dhe është përpjekur ta drejtojë vëmendjen tek adminsitrata Obama që ishte në pushtet para votimeve dhe për disa javë pas tyre.
Komentet e zotit Trump vijnë pasi zoti Mueller ngriti javën e kaluar akuza kundër 13 individëve rusëve dhe 3 subjekteve, ruse për kryerjen e një “beteje informacioni” kundër Shteteve të Bashkuara, duke krijuar histori dhe komente të rreme lidhur me çështje që kanë shkaktuar mosmarrëveshje në SHBA, në përpjekje për ta ndihmuar zotin Trump t’i fitonte zgjedhjet ndaj rivales së tij demokrate, Hillary Clinton./VoA/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...