Trump përkohësisht braktis planin për të lëvizur ambasadën e SHBA-ve në Jerusalem

23:14 | 17 Maj 2017
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur që përkohësisht të braktis planin për lëvizjen e ambasadës amerikanë në Jerusalem.

Një njoftim për këtë lëvizje pritej të bëhej gjatë vizitës së tij në Izrael, megjithatë thuhet se qëllimi i tij mbetet përfundimtar, transmeton portali arbresh.info.

Gjatë fushatës parazgjedhore, Trump u zotua se do të lëviz lokacionin e ambasadës, diçka që u pëlqye nga konservatorët dhe mbështetësit e Izraelit.

Shumica dërrmuese e vendeve, duke përfshirë SHBA-të, kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv, me qëillim të respektimit të statusit të kontestuar të Jerusalemit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme