Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka udhëzuar këshilltarët e tij që të përgatisin tërheqjen nga marrëveshja e tregtisë së lirë mes SHBA-ve dhe Koresë Jugore, shkruan Washington Post.
Sipas burimeve të medias amerikane, një masë e tillë do të nxiste tensione ekonomike mes dy vendeve, pikërisht në kohën kur SHBA-të dhe Koreja Veriore janë duke u përballur me krizën e programit bërthamor nga Koreja Veriore, transmeton portali arbresh.info
Ndërkohë, të njejtat burime kanë theksuar se Trump mund të rishqyrtojë marrëveshjen duke rinegociuar kushtet e saj.
Washington Post shkruan se një numër i lartë i zyrtarëve në Shtëpinë e Bardhë janë duke u përpjekur që të pengojnë Trumpin të tërhiqet nga marrëveshja, duke përfshirë këshilltarin e sigurimit kombëtar H.R. McMaster, sekretarin e mbrojtjes Jim Mattis dhe drejtorin e këshillit Kkmbëtar të ekonomisë Gary Cohn.
Nëse Trump tërhiqet nga kjo marrëveshje, aim und të detyrojë Korenë Jugore të importojë më shumë produkte të SHBA-ve, veprim për të cilin ai beson se do t’ju vie në ndihmë kompanive dhe punëtorëve në SHBA.
Koreja Jugore mund të vendosë të refuzojë diskutimet me Trump, duke filluar kështu një luftë tregtare mes dy vendeve.
Marrëveshja tregtare u nënshkrua në vitin 2007 dhe hyri në fuqi në vitin 2012.
Marrëveshja e tregtisë së lirë SHBA-Kore e Jugut, e njohur si KORUS, i lejon Shtetet e Bashkuara ta ndërpresë atë pas gjashtë muajsh, që nga momenti kur e kërkojnë një gjë të tillë. Kjo marrëveshje në mënyrë efektive pritet të përfundojë në mars të vitit 2018./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës