Google ADS

“Trump përdor telefon personal”, reagon presidenti: Tërhiqeni lajmin, përdor vetëm atë të autorizuar nga qeveria

20:53 | 8 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Donald Trump përdor ende telefonin personal. Është kjo akuza e CNN, që ka zemëruar kreun e Shtëpisë së Bardhë, i cili me anë të një mesazhi në profilin e tij në “Twitter” kërkon tërheqjen e menjëhershme të kësaj akuze.

“Lajmet e rreme të CNN pretendojnë se unë përdor ende telefonin tim personal, pavarësisht paralajmërimeve për sigurinë. Ky është një informacion plotësisht i rremë. Nuk kam një telefon personal prej vitesh. Përdor vetëm atë të miratuar dhe që më janë dhënë nga qeveria.

“Tërhiqeni lajmin,” shkruan presidentin Trump në reagimin e tij. /abcnews.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme