Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump planifikon të veprojë në “ditën e parë” të presidencës së tij për çështjet e disa të pandehurve të 6 janarit.
Ai beson se anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve në komitetin e zgjedhur të 6 janarit që hetuan trazirat e Capitol-it të 2021, duke përfshirë përfaqësuesin demokrat Bennie Thompson dhe ish-përfaqësuesen e GOP-it Liz Cheney, “duhet të shkojnë në burg”.
Lajmi u bë i ditur gjatë një interviste, e cila u transmetua të dielën në NBC News “Meet the Press”.
Trump nuk ka thënë ende nëse ai do të lejojë vazhdimin e ndjekjeve të reja penale apo hetimeve në pritje të trazirave në Capitol. Priten edhe qindra arrestime të tjera.
“Në historinë e vendit tonë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë. Dhe unë i kam fituar këto raste dhe pjesa tjetër janë në proces të fitimit. Jack Smith-i i çmendur është duke u kthyer në Hagë ku mund të ekzekutojë njerëz. Aty duhej të qëndronte. Edhe pse mendoj se ai është i rrezikshëm edhe duke qenë atje”, u shpreh fillimisht ai.
Presidenti i zgjedhur u pyet gjithashtu nga Welker nëse ai synonte të emëronte “një prokuror special të vërtetë për të ndjekur presidentin më të korruptuar në historinë e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe gjithë familjen e krimit”, siç tha ai se do të bënte vitin e kaluar në median sociale “Truth”.
“Jo, nuk do e bëj këtë nëse nuk gjej diçka që mendoj se është e arsyeshme”, tha Trump. “Por ky nuk do të jetë vendimi im”.
Ai tha se do t’ia linte Pam Bondi-t, të cilën ai synon ta emërojë prokurore të përgjithshme për të përcaktuar nëse do të hetonte këshilltarin special Jack Smith, i cili ngriti të dyja çështjet penale federale kundër Trump.
E para ishte për ndërhyrjen në zgjedhje në vitin 2020 dhe një tjetër për dokumentet që ai dyshohet se i mori pas mandatit të tij të parë nga Shtëpia e Bardhë tek rezidenca e tij në Florida.
“Unë dua që ajo të bëjë atë që ajo dëshiron të bëjë”, shtoi ai për hetimin e Smith-it, të cilin ai e quajti “të korruptuar”. “Unë nuk do ta udhëzoj atë ta bëjë këtë”.
Pasazhet për Jack Smith gjatë intervistës
Presidenti i zgjedhur Donald Trump:
“Jo, jo, prit, prit, prit, nuk ka dy pa tre. Në historinë e vendit tonë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë. Dhe unë i kam fituar këto raste. Unë i kam fituar të gjitha dhe pjesa tjetër janë në proces të fitimit. Jack Smith i çmendur është duke u kthyer në Hagë ku mund të ekzekutojë njerëz. Aty duhej të qëndronte. Unë mendoj se ai është i rrezikshëm edhe duke qenë atje. E di çfarë, atë që më kanë bërë në terma për armatimin, aktakuza, fajësime dhe gjithçka tjetër. Dhe në fund, ndoshta më ndihmoi, sepse unë mora votën më të madhe, më shumë vota që një republikan ka marrë ndonjëherë në histori”.
“Pam Bondi flet për hetimin e hetuesve. A doni që ajo të hetojë Jack Smith bazuar në…”
Presidenti i zgjedhur Donald Trump:
“Unë dua që ajo të bëjë atë që dëshiron të bëjë”.
Kristen Welker:
“… a doni të shihni që të hetohet Jack Smith?”
Presidenti i zgjedhur Donald Trump:
“Epo, unë mendoj se ai është shumë i korruptuar, por unë dua që ajo të bëjë çfarëdo që ajo…”
Kristen Welker:
“A do ta udhëzosh atë…”
Presidenti i zgjedhur Donald Trump:
“Jo, nuk do e bëj, nuk do e bëj”
Kristen Welker:
“… për të ndjekur penalisht Jack Smith?”
Presidenti i zgjedhur Donald Trump:
“Ajo është shumë e zgjuar. Ishte një prokurore e shkëlqyer e përgjithshme në Florida. Ka shumë përvojë. Unë dua që ajo të bëjë atë që dëshiron të bëjë. Unë nuk do ta udhëzoj atë ta bëjë këtë, jo”.
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në ...
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...
Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjerm...
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...