Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka penguar administratën e Shtëpisë së Bardhë për të publikuar një kumtesë zyrtare me rastin e vdekjes të senatorit republikan John McCain.
Duke u thirrur në deklaratat e zyrtarëve të paemëruar të Shtëpisë së Bardhë, mediat amerikane raportojnë se zëdhënësja Sarah Sanders dhe shefi i kabinetit të Trumpit, John Kelly me rastin e vdekjes së djeshme të senatorit McCain lëshuan një njoftim zyrtar të Shtëpisë së Bardhë në të cilën flitet në superlativ për senatorin tashmë të ndjerë McCain duke e cilësuar si hero amerikan.
Të njëjtat burime raportojnë se presidenti amerikan Trump nuk ka miratuar publikimin e këtij teksti.
McCain ishte një nga kritikët më të zëshëm të politikave të Trumpit brenda qarqeve republikane, ndërsa Trump me rastin e vdekjes së tij u mjaftua me një mesazh ngushëllues që ia dërgoi familjes McCain përmes Twitterit.
Trump tre vite më parë publikisht kontestoi epitetin e McCain si hero nga lufta e Vitenamit.
“Ai nuk është hero lufte. Njihet se hero pasi ishte kapur si rob, ndërsa unë i dua ata që nuk janë kapur robër”, pati thënë Trump në një prononcim në vitin 2015.
Nga ana tjetër, zyra e senatorit të ndjerë McCain ka njoftuar se varrimi i tij do të mbahet më 2 shtator në varrezat e Akademisë Detare në Mayland.
Në ndërkohë në Arizona dhe në Washington do të mbahen akademi komemorative.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...