Presidenti i ShBA-së, Donald Trump parashikoi fundin e epidemisë së koronavirusit.
Gjatë një deklarate nga Shtëpia e Bardhë ai deklaroi se me rritjen e temperaturave, virusi nuk do të mund të rezistojë.
Por kjo teori e ngritur nga ai nuk është vërtetuar akoma. Vetëm dy javë më parë ai shkruajti në Twitter se temperaturat e ngrohta do ta dobësojnë këtë virus.
Sipas CNN, ekspertët nuk kanë dalë ende në konkluzione të tilla.
“Do të ishte pakujdesi që të thuash se gjërat do të normalizohen me ardhjen e pranverës dhe verës” – shprehet dekani i fakultetit të mjekësisë në Teksas.
Gjatë fjalimit të Trump nga Shtëpia e Bardhë tha se Kina po bën një punë të shkëlqyeshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Dita e djeshme u shënua si dita me numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi në Kinë, ku u regjistruan 97 të tillë.
Por pavarësish t këtyre shifrave, Trump këmbëngul se situata është nën kontroll.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj