Trump paralajmëron se Irani do të zhduket nëse nis lufta

10:33 | 22 Qershor 2019
Arbresh.info

Donald Trump ka thënë se nuk dëshiron të shkojë në luftë me Iranin, por nëse vjen ajo do të ketë “zhdukje si kurrë më parë”.

Komenti i tij ndjek rritjen e tensionit mes dy vendeve, pasi një dron ushtarak amerikan u qëllua nga forcat iraniane të enjten, transmeton portali arbresh.info.

Garda Revolucionare e Iranit pohoi se avioni po fluturonte në territorin iranian, por ushtria amerikane pohon se ishte në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Duke folur për NBC, presidenti amerikan tha të premten se Irani u përball me “zhdukjen”, por shtoi: “Nuk po kërkoj ta bëj këtë.”

Ai tha: “Ju nuk mund të keni armë bërthamore. Dhe nëse doni të flisni për këtë, mirë. Përndryshe ju mund të jetoni në një ekonomi të shkatërruar për një kohë të gjatë”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme